Report TV - Kolapsi i kushtetueses, Hazizaj: Përgjegjës Komisioni i Reformës në Drejtësi

2018-05-12 0

Juristi, Sokol Hazizaj, kërkon mbledhjen e parlamentit për të zgjidhur ngërçin e krijuar në sistemin e drejtësisë, ku prej pak ditësh është bllokuar Gjykata Kushtetuese dhe rrezikon të bllokohet dhe Gjykata e Lartë. Sipas Hazizaj, përgjegjësi për këtë situatë ka Komisioni i Reformës në Drejtësi, i cili dhe pse u pagua për të bërë reformën solli bllokimin e Sistemit të Drejtësisë, shprehet Hazizaj në intervistën e dhënë gazetarit, Arsen Rusta.

Juristi bën përgjegjës Komisionin e Reformës në Drejtësi, si institucioni që duhet të kishte parashikuar zgjidhjen e këtij ngërçi. Për Hazizajn Vettingu nuk ishte shkaku i bllokimit të gjyqësorit, pasi për të alarmi është dhënë më parë por s?kanë dashur ta dëgjojnë.