Zhurmat nga lokalet e natës/ ISHMP: Duhen ndryshime ligjore

2018-05-12 1

Ndotja akustike nga lokalet e natës është një problematikë e kahershme dhe mjaft shqetësuese për qytetarët. Baret me muzikë të lartë deri në oret e para të mëngjesit janë vënë shpesh në objektivin e inspektorëve duke i gjobitur por fenomeni nuk ndalet.

"Për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi, duhet të aktivizohet Task-Forca sipas udhëzimit numër 2, datë 25/07/2012 që drejtohet nga Prefekti, ku marrin pjesë specialistë nga Instituti i Shëndetit Publik, inspektorë të Mjedisit, nga policia bashkiake, nga policia e shtetit, nga Inspektoriati i Punës, dhe kjo të jetë diçka e vazhdueshme dhe jo me aksione", thotë Enver Halipaj, inspektor i ISHMP.



Inspektorët mjedisor, ashtu si edhe ato të Policisë Bashkiake, nuk mund të veprojnë në asnjë rast pa matjet e nivelit të ndotjes nga Instituti i Shëndetit Publik. Për të vënë nën kontroll situatën, specialistët janë të mendimit se duhen ndryshime ligjore.

"Ai inspektoriat që bën kontrollet në terren, të ketë të drejtën të bëjë edhe matjen e nivelit të zhurmave me pajisje të akredituara. Duhet bërë ashpërsim i gjobave, se gjobat aktuale janë të vogla, janë 30 mijë deri në 50 mijë Lekë. Duhet të vihen gjobat 3 milionë Lekë, 5 milionë Lekë".

Edhe ministri i Mjedidit dhe Turzimit Blendi Klosi me anë të një udhëzimi iu ka kërkuar 61 Bashkive në vend që të bëjnë hartën e zonave sa i takon këtij problemi, për të përcaktuar se ku do të lejohen që këto biznese të ushtrojnë aktivitetin dhe kushtet të cilat duhet të plotësojnë.

Free Traffic Exchange