Verifikimi i titujve te pronësise ne bregdet

2018-05-12 1

Zyra e Përgjithshme e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme ka zbuluar disa raste të abuzimit nga ana e njësive vendore dhe Gjykatave me dhënien e titujve të pronësisë në bregdet.

Elion Semanaj, Kryeregjistruesi i Shqipërisë, e ilustroi deklaratën e tij me disa raste specifike, ku ishin shtuar hektarët e tokës nga ana e gjykatës së rrethit e duke dalë kundër vendimit të Apelit, e ndërsa në një rast tjetër ishte bërë përfitues i tokës bujqësore si kryefamiljar një person që në atë kohë kishte moshën 10 vjeç.

Gjetjet e Hipotekës do t?i vendosen në dispozicion Task-Forcës së ngritur nga qeveria për verifikimin e titujve të pronësisë e sipas rastit, ato do të vihen në dispozicion të organeve të drejtësisë. Aktualisht Këshilli i Ministrave ka ngrirë procesin e dhënies së tapive për ish-ndërmarrjet bujqësore në zonat e bregdetit të konsideruara me rëndësi strategjike.

Free Traffic Exchange