http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në fjalën e parë publike pas arrestimit të një dite më parë, Marko Gjuric ka shpërthyer në akuza ndaj oficerëve kosovarë të policisë. Kreu i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën dhe Metohinë, i quajti ata separatistë që u përpoqën të zënë Veriun e Kosovës në një mënyrë brutale, duke përdorur dhunën dhe terrorin.
?Për mua këta nuk janë oficerë policie por një bandë terroriste. Ata janë dërguar kundër njerëzve të paarmatosur. Kjo është e turpshme për ta dhe për pjesën tjetër që hesht duke miratuar kështu veprimet e tyre.?
Gjuric gjithashtu tha se ai ishte "zvarritur si një qen" dhe e ka quajtur këtë një përpjekje për ta poshtëruar atë, Serbinë dhe kombin serb.
"Ata më morën në një kamion, më goditën, u përpoqën të më frikësonin, më mbajtën një kallashnikov të mbushur poshtë barkut, njëri prej tyre më kërcënoi me një thikë, ata këndonin gjatë udhëtimit për në Merdarë dhe bërtitën "Allahu Ekber".
?Sikur të mos kishte thirrje nga Beogradi, dhuna dhe terrori mbi serbët do të vazhdonte?, tha Gjuric, por nuk ka bërë të ditur se për çfarë thirrje bëhet fjalë.Ndërkohë, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri, kreu i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha se veprimi i tyre ishte konform vendimit të Qeverisë së Kosovës.