Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo ka mohuar influencat ruse në Shqipëri, ndonëse ka pranuar se ka patur tentativa për ndërhyrje nga Kremlini. Në një raportim me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë, ku media u lejua vetëm pak minuta brenda, Bendo mësohet t?i jetë shmangur pyetjeve të anëtarëve të komisionit të sigurisë nëse SHISH-i ka qenë në dijeni të aktivitetit të dyshimtë të dy diplomatët rusë të dëbuar një ditë më parë nga qeveria shqiptare, si dhe ndikimt rus për llogari të Partisë Demokratike. Mësohet se tentativat ruse në Shqipëri, Bendo është shprehur se kjo është një sfidë me partnerët që është në vëmendje të autoriteteve shqiptare.
Edhe pse ishte thirrur në një seancë dëgjimore për veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2017, tre orë nuk i kanë mjaftuar deputetëve të Komisionit të Sigurisë që të sqarohen nga kreu i këtij institucioni nëse SHISH-i përmes një raporti të detajuar i ishte drejtuar Ministrisë së Brendshme me një raport në lidhje me përfshirjen e 124 funksionarëve të policisë në afera kriminale.
Gjatë seancës dëgjimore Bendo është pyetur edhe në lidhje me 613 kg e kokainës së sekuestruar në Durrës dhe nëse SHISH ka informacione për përfshirjen e politikanëve apo familjarëve të tyre në këtë trafik. Helidon Bendo mban detyrën e kreut të SHISH-it pas largimit të Visho Ajazi Likës, por për emrin e tij ende nuk ka një dekret nga ana e kreut të shtetit, ndonëse prej disa muajsh shkresa e Kryeministrit Rama qëndron në zyrën e Presidentit Meta.