Tjetërsimi i 220 ha tokë në Karaburun ka çuar në qelinë e burgut katër zyrtarë të bashkisë dhe hipotekave. Gjykata e rrethit të Vlorës ka dhënë 46 vite burg për katër persona të akuzuar për falsifikim dokumentesh. Gjykata ka dhënë 21 vite burg ndaj Rajmond Mezit. Lefter Gjergji u dënua me 16 vite burg, ndërsa gjykata kishte kërkuar 19 vite.
Avokati Enkes Hysendhima u shpall i pafajshëm, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar 24 vite burg. Blerina Dhrami u dënua me 6 vite burg, por Prokuroria kishte kërkuar 11 vite. Donika Besimaj u dënua me 3 vite burg, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar 6 vite.
Hetimet për dosjen ?Karaburuni? kanë nisur në qershor 2016. Fillimisht, Prokuroria e Vlorës vendosi sekuestro mbi tokën e dyshuar si të falsifikuar. Më tej, hetimet u shtrinë tek personat e dyshuar për këtë vepër penale, të cilët u arrestuan.