Report TV - Ambasadorja greke: Shqiptarëve u hapëm dyert, presim miqësi të sinqertë

2018-05-12 0

Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Eleni Sourani, i ka kujtuar Shqipërisë vitin 1991.

Gjatë diskutimit të Komisionit të Jashtëm për marrëdhëniet mes dy vendeve, ambasadorja tha se Greqia ishte vendi i parë që i hapi dyert shqiptarëve, duke i ofruar një jetë të re.

Ajo thotë se e pakta që shteti i saj mund të priste nga partnerët shqiptarë ishte një miqësi e sinqertë. Por pavarësisht këtyre Eleni Sourani u shpreh se ka ardhur koha për të ndërruar faqe.

?Është koha e duhur për të ndërruar faqen, perceptimet false dhe paragjykimet pa bazë duhen varrosur. Ne jemi dy shtete, me identitet dhe kulturë historike të veçantë. Nga perspektiva jonë, në 1991 Greqia duke qenë i vetmi anëtar dhe në BE dhe në NATO u përball me sfida për të mbështetur fqinjët në udhëtimin e tyre të vështirë të ndërtimit të institucioneve demokratike.
Në lidhje me Shqipërinë në veçanti, Greqia ishte shteti i parë i cili ofroi mbështetje të madhe, si materiale edhe politike në vitet e vështira të tranzicionit. Ka qenë investitori më i madh i huaj, që hapi dyert për qindra mijëra shqiptarë. Më e pakta që Greqia mund të priste nga partnerët e saj ishte një miqësi e sinqertë dhe respekt për angazhimet e përbashkëta.

Free Traffic Exchange