Debate në Këshillin Bashkiak Kukës për taksën e rrugës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Taksa e Rrugës se Kombit ka ngjallur pakënaqësi tek banorët në Kukës të cilët janë të detyruar ta përdorin shpesh këtë aks. Për këtë arsye, Këshilli Bashkiak i Kukësit në mbledhjen e radhës i ka kërkuar qeverisë dhe parlamentit shqiptar anulimin e tarifës. Këshilltarët e djathte kanë bërë thirrje që qytetarët të ngrihen në protesta.Përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetare thonë se taksa do të ndikojë në ekonominë e banorëve të rajonit.Në anën tjetër, taksa prej 5 eurosh për të kaluar në Rrugën e Kombit ka sjellë edhe pasojën e parë negative të saj. Shoqëria e licencuar për të transportuar udhëtarët nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas, ka bërë të ditur se janë të detyruar për të rritur biletën e udhëtimit.Tarifimi i Rrugës së Kombit është kundërshtuar fuqishëm nga edhe shoqata ?Biznesi për Biznesin?. Kundër vendimit ka dalë më herët edhe kryetari i Bashkisë Bashkim Shehu, si dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Abedin Oruçi.

Free Traffic Exchange