Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Kukës taksa e Rrugës së Kombit ka bërë bashkë në një qëndrim anëtarët e majtë dhe të djathë të Këshillit Bashkiak.
Këshilltarët e Partisë Demokratike thanë se tarifat e reja do të varfërojnë më tej banorët e kësaj zone të cilët e përdorin më shpesh autostradën. Ata i bënë thirrje qytetarëve të protestojnë.
Arif Rexhmati: "I larguan nga ndihma ekonomike, ti vendosësh edhe taksë, ti marrësh edhe pasuritë qoftë ujore, qoftë minerare, ti trajtosh si qytetarë të dorës së dytë, besoj se nuk kanë se çfarë të bëjnë më për Kukësin tonë."
Tatjana Kërgjaliu: "Kjo nuk ka kohë më pasi afati i vendosjes së saj kësaj takse është shumë i afërt për tu zbatuar."
Këshilltarët thanë se qëndrimi i tyre nuk ndikohet nga subjektet politike që përfaqësojnë pasi taksa rëndon po njësoj si xhepat e qytetarëve të djathtëve ashtu dhe të majtëve.
Arif Rexhmati: "Unë nuk po e përziej pozicionin tim politik me problemin e taksës së rrugës."
Këshilltar: "Kjo nuk ka lidhje me politikën pasi këtu goditen si të majtët ashtu edhe të djathtët."
Por taksa do të përkthehet edhe në rritjen e çmimit të biletave nga shoqëritë e transportit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/taksa-rrugen-e-kombit-keshilltaret-e-majte-e-te-djathte-ne-kukes-kundershtojne-tarifat