Ora News - Panucci: Me Norvegjinë bëmë eksperiment. Humbja, leksion më i mirë se fitorja me Turqinë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i kombëtares Christian Panucci doli në një konferencë për median pas humbjes me Norvegjinë.

"E dinim që ishte një ndeshje miqësor. Bëmë eksperiment për të parë nëse të rinj mund të jenë pjesë e grupit kombëtares. E dinim rrezikun që në fillim. Nëse do të ishim në ndeshje zyrtare nuk do të luanim kështu. E dija që do të rrezikoja me Mavraj e Ajetin. Fizikisht ishim shumë të dobët në krahasim me Turqinë. Edhe nëse do të rrinim dy ditë duke luajtur nuk do të bënim gol kurrë.

Më ka mësuar më shumë humbja me Norvegjinë sesa fitorja me Turqinë. Nuk më pëlqen të humbas, dhe shpresoj që ndonjë lojtari atje nuk i pëlqeu humbja.

Qëndrimi për futbollistët

Panucci: "Ramadani ishte në lartësi. Bare bëri mirë dhe më pëlqeu kur u nxeh me futbollistin e Norvegji. Caka ishte shumë emocionues. Falenderoj Berishën që u tregua serioz. Nëse do të kishte pasur problem fizik Strakosha do të luante Alban Hoxha në portë. Sadiku nuk ishte mirë. I vetmi në aspektin e mirë fizik ishte Grezda. Dhe kjo më shqetëson.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/panucci-humbja-me-norvegjine-leksion-me-i-mire-se-fitorja-sesa-turqia

Free Traffic Exchange