Vucic: Arrestimi i Gjuric, akt terrorist

2018-05-12 0

Serbia do ta mendojë qetë atë që ka ndodhur me arrestimin dhe largimin e shefit të zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç nga Policia e Kosovës.
Reagimi i Beogradit zyrtar filloi me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe për tre orë diskutoi bashkë me të gjithë krerët e shtetit.

Presidenti Aleksandar Vuçiç, doli para gazetarëve dhe e quajti akt terrorist dhe një bandë e mbështetur nga fuqitë perëndimore.

"Ata që mendojnë se me armë mund të futen në veri pa marrëveshje me serbët, shkel marrëveshjet e Brukselit dhe kërcënon paqen direkte edhe të serbëve, të rajonit, por edhe të të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Serbia nuk do ta lejojë këtë".

Vuçiç tha se Gjuriç kishte çuar letrën e informimit për udhëtim në Kosovë. Tani Lista Serbe dëshiron të dalë nga qeveria e Kosovës, por i pari i Serbisë tha se duhet menduar mirë për gjithçka.

"Ata kanë patur urdhër për arrestimin e Marko Gjuriç. Kemi pësuar goditje të rënda dhe ne do ti përballojmë ato. Por, ne do ta kthejmë këtë përmes mjeteve politike dhe do ta shohim kush do të jetë më i fortë".

Presidenti serb tha se shpresat për kompromis janë të vogla. Nuk ka mohuar e as konfirmuar bisedën telefonike me Presidentin rus, por me shumë nuk ka dashur të flasë.

Free Traffic Exchange