Hetim demokratëve për kanabisin? Spaho: Lojë e PS për të shpëtuar Tahirin, të ngrenë Komision

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, e cilëson një lojë për të penguar hetimin kërkesën e socialistëve për të shtrirë hetimin për kanabisin të Komisionit Hetimor për Tahirin deri në '92 kur qeverisnin demokratët.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Spaho tha se qeveria e ka pasur mundësinë në 5 vjet qeverisje të hetonte ish-zyrtarët demokratë. Por megjithatë ai u shpreh i gatshëm të mbështesë kërkesën e tyre por në një tjetër komision.

Spaho: Ato janë lojëra për të mos hetuar dhe ky është një fakt më shumë për mbrojtjen që duan ti japin Saimir Tahirit. Nëse ata duan të hetojnë për drogën apo fenomenin gjatë periudhës së qeverisjes së PD-së i kanë pasur mundësitë pa fund në këto 5 vite të hetonin. Edhe sot le të kërkojnë të ngrenë një komision hetimor tjetër, ta hetojnë, të kryesohet prej tyre komisioni, nuk do të pengojmë ne asnjë veprim.Por të pretendosh që do të hetojmë nga '92 në një komision që e kemi kërkuar ne me një objektiv të caktuar thjesht dhe vetëm tek Saimir Tahiri, mbështetja që i është dhënë nga strukturat qeveritare për të dalë i pa lagur nga afera me Habilajt. Komisioni është ngritur për këtë çështje dhe do të hetojë këtë çështje, të gjitha tentativat që bëhen për ta filluar ngaë '92 bëhen vetëm për ta zgjatur, për ta penguar, për ta zvarritur hetimin me synim për ti garantuar Saimir Tahirit mbrojtje shtetërore dhe mos dënim për këtë çështje. Që nesër ta sjellin kërkesën për të ngritur një Komision tjetër dhe ta miratojmë, ta votojmë edhe ne.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetim-demokrateve-kanabisin-spaho-loje-e-ps-te-shpetuar-tahirin-te-ngrene-komision