Report TV - Ku i gjete paratë? Hyseni: Ikni pyesni institucionet

2018-05-12 0

Akuzat ndaj deputeti socialist Alket Hyseni se ka përvetësuar pa të drejtë mijëra hektarë tokë në Dhërmi, janë bërë objekt diskutimi në mbledhjen e grupit parlamentar socialist këtë të hënë. Në prani të kryeministrit Rama i cili e kishte diskutuar këtë çështje edhe në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, Taulant Balla ka kërkuar nga deputeti Alket Hyseni, të dalë dhe të sqarojë akuzat për publikun.Pas kësaj, deputeti Hyseni ka shpjeguar përpara kolegëve të tij se si e kishte blerë pronën, duke theksuar se zonja që bërë akuzën publike ndaj tij, është rrëzuar 8 herë nga institucionet vendimmarrëse. I pyetur gjatë punimeve parlamentare se ku i kishte gjetur paratë e blerjes së pronës, Hyseni dha këtë përgjigje. ?Ikni pyesni institucionet?.