Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkodra, qarku i cili ndodhet prej ditësh në mbretërinë e ujit ishte stacioni i sotëm i emisionit investigativ "BOOM" në RTV Ora News.
Prej 7 ditësh 30 familje në fshatin Trush kanë braktisur shtëpitë pasi niveli i ujit ka shkuar deri në 1.5 metra.
Situata është tejet alarmante, shtëpi plot me ujë, tokat bujqësore të mbuluara nga uji.
Pamja që të shfaqet jep idene se përpara syve të shfaqet një liqen jo një fshat.
"BOOM" e kishte të pamundur për të xhiruar brenda ambjenteve të shtëpive pasi për të shkuar deri atje duhet të kaloje thellësine 2 metra të ujit.
Një banor i Trushit të Sipërm bën një pasqyrim të gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen bashkëfshatarët e tij. Ai thotë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.
Mir Kelmendi: Toka ka mbi tre javë e përmbytur. Mund të jetë mbi 50 cm në tokat bujqësore. Deri sot nuk është marrë asnjë masë, as paralajmëruese, as ndihma, asgjë. Nuk ka ardhur asnjeri. Kemi dalë me forcat tona, kemi transportuar bagëtinë, familjet.Të gjitha shtëpitë janë të braktisura, e gjashta ditë sot. Vetëm në rrugë është 70-80 cm ujë, ndërsa poshtë nuk hyn dot as me çizme të gjata. Ka mbi 1.5-2 metër ujë. Kjo është vetëm përmbytje prej Hidrocentraleve, prej shkarkimeve se nuk ka mundësi që të jetë ujë shiu ky. Siç e shikoni vetë 2 metër ujë prej në mal dhe në mal nuk ka mudnësi me ndodh kjo. Nuk kemi pasur asnjë ndihmë ushqimore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-ne-fshatin-trush-te-zbrazur-nga-permbytjet-deme-te-pallogaritshme