Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Botohet vëllimi i dytë i Mid?hat Frashërit me ese historike, politike dhe kulturore. Veprat e zgjedhura të tij do të vijnë në një kolonë prej 13 vëllimesh, ku studiuesit dhe lexuesit shqiptarë do të njihen me vizionin e Lumo Skëndos për shqiptarët dhe politikat e saj.
Vizioni i Mid?hat Frashërit, i njohur në vepra Lumo Skëndo, është mjaft aktual edhe sot për zhvillimet politike dhe strategjike në rajonin tonë.
Pas suksesit të vëllimi të parë, Instituti i Studimeve Historike ?Lumo Skëndo? ka botuar veprën e dytë të Mid?hat Frashërit, pjesë e kolanës prej 13 vëllimesh.
Në këtë vëllim mbi 700 faqe përfshihen ese historike, kulturore, politike, ekonomike etj.
Mbi 90% e eseve janë shkrime të cilat kanë qënë të botuara jashtë vendit, të marra nga arkivat e Stambollit, Janinës, Gjenevës, Berlinit dhe Parisit.
Duke i cilësuar si pasuri kombëtare, studiuesi Uran Butka thotë që Lumo Skëndo në shkrimet e tij ka qenë kritik ndaj politikave të Europës dhe mendësisë shqiptare.
Butka: Hedh dritë për luftën që ka ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për të hequr atë anatemim apo atë përbaltje që i është bërë Mid'hat Frashërit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vellimi-i-dyte-i-midhat-frasherit