Ora News - Paralajmërimi i kryeministrit Rama: 2018, viti më i zi për krimin e organizuar

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se viti 2018 do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar.

Rama: Nuk ka diskutim që ky vit do të jetë një vit që do të shënojë një marrëdhënie të re në përballjen e policisë me krimin e organizuar, patjetër që do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar. Vitet do të shkojnë duke u nxirë për krimin e organizuar dhe të gjithë elementët kriminalë që janë të përfshirë në veprimtari të strukturuar kriminale. Operacioni Forca e Ligjit sapo ka filluar dhe vetëm në 3 muaj ka dhënë rezultatet që në mos tregofshin suksesin finale tregojnë atë që kemi pritur, rezultate shumë premtuese për hapat në vijim.

Duke folur gjatë një takimi me policinë e shtetit në Kryeministri, Rama i vlerësoi si heronj 5 efektivët e policisë që shmangën grabitjen në Fier pak ditë më parë dhe ku mbeti i vrarë një grabitës dhe u plagos një tjetër.

Kryeministri tha se do të kishte qenë mirë nëse ngjarja do mbyllej pa viktima, por nënvizoi se keqbërësit do të marrin të njëjtën përgjigje sa herë që jeta e qytetarëve dhe policëve është në rrezik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paralajmerimi-i-kryeministrit-rama-2018-viti-me-i-zi-krimin-e-organizuar

Free Traffic Exchange