Ora News - Akuzat për deputetin Hyseni për prona në Dhërmi, Stefo Buo: Kunata ime mashtron!

2018-05-12 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Irini Buo hodhi në media ditët e fundit se pronat në e saj në Dhërmi janë shitur me falsifikime dhe midis atyre që kanë përfituar sipas saj, është edhe deputeti aktual i Partisë Socialiste, Alket Hyseni.

Megjithatë, Stefo Buo i ftuar në studion e Ora News, kunati i gruas, thotë se pretendimet e saj janë të pabaza dhe se 22 mijë metër katror janë të "paprekura", ndërsa pronat i ka përfituar nga testamenti i nënës së tij i vitit 1986. Për këtë testament, Irini Buo thotë se atëherë nuk ekzistonte ideja e tokave, ndërsa Stefo Buo shprehet se testamenti i përket për shtëpinë dhe gjithçkaje që rrjet pas.

Buo: Po ju sqaroj me pak fjalë për të denoncuar kunatën time që gënjen dhe mashtron njerëzit. Fillojmë që nga marrja e tokës në pronësi në vitin 1994, është ndarë toka me 7501. Përfituam edhe unë, edhe nëna ime me AMT të veçantë. Kunatës sime Irini Bua nuk i takon se nuk ka banuar në Dhërmi.

Kemi rreth 40 vjet që bredhim nëpër gjyqe. Me vendim të Gjykatës së Lartë përfitojmë dy AMT, nëna ime dhe unë veç e veç. Ajo pretendon tokën nga nëna ime. Sot edhe kësaj dite që flasim, toka ndodhet e bllokuar në Hipotekën e Vlorës. Është regjistruar një tokë 22 mijë metër katror dhe këtu nuk ka ndërtime. Për të "turbulluar" ujëra.

Tokën time e kam shitur dhe është fakt. Në tokën time ka ndërtime. Toka e nënës sime 22 mijë katror është e bllokuar dhe nuk ka ndërtime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/akuzat-deputetin-hyseni-stefo-buo-kunata-ime-mashtron