Mblidhet grupi i PS, akuzat për pronën në Dhërmi, Balla-Hysenit: Dil dhe sqaro njerëzit

2018-05-12 3

Akuzat ndaj deputeti socialist Alket Hyseni se ka përvetësuar pa të drejtë mijëra hektarë tokë në Dhërmi, janë bërë objekt diskutimi në mbledhjen e grupit parlamentar socialist këtë të hënë. Në prani të kryeministrit Rama i cili e kishte diskutuar këtë çështje edhe në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, Taulant Balla ka kërkuar nga deputeti Alket Hyseni, të dalë dhe të sqarojë akuzat për publikun. 

?Deputeti Hyseni më ka njohur me rastin pas akuzave nga opozita. Nga informacioni që më ka dhënë rezulton që akuzat të jenë politike dhe deputeti thotë se prona është blerë konfrom ligjit dhe të ardhurave të ligjshme. I sugjerojmë deputetit të japë shpjegime për publikun për këtë çështje përmes gjithë dokumentacionit që disponon?- mësohet të ketë thënë Taulant Balla. 

Pas kësaj, deputeti Hyseni ka shpjeguar përpara kolegëve të tij se si e kishte blerë pronën, duke theksuar se zonja që bërë akuzën publike ndaj tij, është rrëzuar 8 herë nga institucionet vendimmarrëse. 

Vëmendje gjatë kësaj mbledhje të deputetëve socialistë ka marrë edhe çështja e lobimit rus të PD-së. Porosia e kryeministrit Edi Rama për deputetët ka qenë që të ndjekin me vëmendje këtë çështje, dhe ta kenë në qendër të diskutimeve të tyre politike.

Free Traffic Exchange