Prezantohet strategjia kombetare e energjise 2018-2030

2018-05-12 1

Zhvillimi i sektorit energjetik për 12 vitet e ardhshme është parashikuar në Strategjisë Kombëtare të Energjisë për periudhën 2018-2030, një dokument i hartuar me asistencën e ekspertëve vendas dhe te huaj. Disa nga shumë objektivat që vendos dokumenti strategjik është reduktimi i humbjeve së energjisë elektrike si dhe rritja e arkëtimeve.

"Vazhdimin e reduktimit të humbjeve teknike dhe jo-teknike të shpërndarjes së energjisë elektrike nga 26.4% në vitin 2017 në 10% në vitin 2030, nivel ky i krahasur me të gjitha vendet europiane", u shpreh Gjiknuri.

I pranishëm Kryeministri i lajmëron se brenda një viti qeveria planifikon që të përfshijë dhe qytetarët si aksionier të kompanisë së shpërndarjes së energjisë.

"Me ambicien që vitin e ardhshëm, kompania të kthehet në një kompani ku pjesëmarrja masive e qytetarëve si aksionerë do të ketë një benefit reciprok për kompaninë dhe për qytetarët, të cilët do të mund të përfshihen në aksioneratin e kompanisë si kontribuues dhe si përfitues. Këtë nuk do të mund ta imagjinonte askush vetëm pak vite më parë. Ndërkohë që sot, kjo është jo vetëm e mundshme, por ne besojmë fort se është edhe e nevojshme për ta çuar kompaninë në një stad të ri".

Një tjetër projekt i parashikuar dhe në strategjinë kombëtare është dhe liberalizimi i tregut në 100 % brenda pak vitesh.

Përfaqësuesja e USAID që lexoi mesazhin e ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili mungoi në këtë aktivitet tha se ashtu sikurse FMN ka kërkuar për të mos lejuar më dhënien e koncesioneve jo konkurruese tek bizneset individuale, askush nuk mund trajtim të posaçëm sipas ambasadorit të SHBA.