Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD, Lulzim Basha zgjodhi aktivitetin për të përndjekur dhe të zhdukurit gjatë periudhës komuniste për t'i bërë thirrje të gjithë të pakënaqurve në radhët e PD që ti bashkohen kësaj force politike.
Basha: "Mendimi ndryshe është tabani i demokracisë", tha Tomor Alizoti. Unë dua ta falenderoj. Edhe unë kam bërë gabimet e mia, nuk jam i pagabueshëm. Ndaj kërkoj nga ju të më njihni të drejtën që i njoh gjithë demokratëve , të drejtën për reflektim dhe të reflektojmë së bashku.
Eja Tomor, ejani të gjithë ju, le të bashkohemi në gjirin e PD. Është vendi, është institucioni, është garancia e vetme për të drejtat e papërmbushura. Së bashku me ndjesën time të thellë si kryetar i PD dhe me zotimin tim se do të bëjmë gjithçka së bashku për të shembur diktaturën e krimit dhe për të lartësuar sakrificën e paraardhësve tuaj përmes sakrificës tonë dhe luftës pa kompromis për të shëmbur tqë keqen dhe për të kthyer vlerat demokratike.
Po ashtu Basha përsëriti edhe njëherë ndjesën në emër të PD, pasi nuk kanë mundur që të përmbyllin me sukses procesin e gjetjes dhe nderimit të eshtrave të të vrarëve në kohën e komunizmit. Një detyrë tha Basha që është e Partisë Demokratike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/thirrja-e-bashes-te-pakenaqurit-eja-tomor-ejani-te-gjithe