Report TV - Pronat në bregdet, Gjonaj vendimi i qeverisë i jep fund abuzimit me tokat shtetërore

2018-05-12 1

Qeveria ka vendosur pezullimin përkohësisht të regjistrimit të pronave në bregdet dhe reformës së tokës në tërësi, pas abuzimeve të panumërta dhe grabitjes së mijëra ha tokë në bregdet. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj komunikoi gjatë një deklarate për mediat në krah të kreut të ALUIZNI-t, Auron Tare dhe atij të Hipotekës, Elion Semanaj, këtë masë të vendosur nga qeveria. Ajo sqaroi se VKM-ja nuk cenon pronarët e ligjshëm, por do kalojnë në sitë të gjithë titujt e lëshuar në zonat bregdetare.

"Qeveria ka vendosur pezullimin e titujve të pronësisë në bregdet dhe reformën e pronës në tërësi. Ftoj pronarët të adrejtësojnë shqetësimet e tyre për këtë vendimmarje. Në asnjë mënyrë ky vendim nuk prek të drejtat e ligjshme të pronarëve. Pezullimi i përkohshëm ka ardhur si pasojë e një situate të jashtëzakonshme në bregdet. Ky proces i nisur në '91 me ligjin 7501 që kishte si qëllim të vetin ndarjen e tokës së ish-kooperative, rezultojnë në abuzime të funksionarëve shtetërore, komisione fshatrash, kryetarë komunash për përfitime. Këta kanë ndarë dhe përvetësuar toka dhe zona bregdetare që kurrë nuk kanë qenë prona të kooperativave përfshirë brezin pyjor dhe ranor në bregdet. Janë ndarë si toka bujqësore, zona e plazheve, pyjet në bregdet, kënetat dhe moçalet, janë ktyyer tokat e pafrytshme në toka bujëqsore. Prona që kanë qenë prona shtëtore, poligone, reparte ushtarake, monumente kulture. Për pasojë vendimi parashikon pezullimin e regjistrimit të pronave në Hipotekë deri në verifikimin e titujve të lëshuar".