Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në qendër të qytetit të Burrelit mbrëmjen e kësaj të diele (25 mars).
Shpërthimi u dëgjua në lagjen "Partizani, përballë shkollës "31 korriku" dhe dyshohet se ishte vendosur në lokalin e shtetasit me inciale S.L, 35 vjeç.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme në xhamat e disa banesave rreth zonës ku ndodhi ngjarja.
"Në lagjen 'Partizani', Burrel, në lokalin 'Bar-Kafe', të marrë me qera nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga dritarja e tualetit të lokalit është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer. Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale", sqaroi policia.
Ndërko janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje.
Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shperthim-me-tritol-ne-qender-te-burrelit