BURREL - Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Burrelit mbrëmjen e të dielës. Nga lënda plasëse nuk raportohet për të lënduar, por shpërthimi ka dëmtuar xhamat e disa banesave në lagjen "Partizani", pranë shkollës "31 korriku".
Policia njofton se lënda eksplozive i ishte vënë një lokali, që ishte marrë me qira nga 35-vjeçari S. L. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë krehur zonën, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.