Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kompania konçesionare "AHC" ka reaguar për akuzat e LSI lidhur me pagesën e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Në përgjigje të akuzave të Petrit Vasilit, kompania thekson se ka qenë pikërisht Ministri i LSI, Sokol Dervishaj që negocioi kontratën e konçesionit.
Sipas deklaratës, në 14 tetor 2016, Ministri i Transportit i kohës Sokol Dervishaj, drejtoi negocimin e kontratës dhe pasi negocoi tarifat e kalimit të mjeteve, firmosi kontratën.
Sipas kompanisë konçesionare AHC, kontrata e firmosur nga Sokol Dervishaj kaloi në qeveri ku ai mbrojti këtë koncesion dhe të njëjtin qëndrim pro saj, mbajti edhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.
Kompania vë në dukje se pro tarifës u shprehën publikisht edhe zyrtarë të tjerë të LSI, si Edmond Haxhinasto në 24 janar 2014 apo më datë 29 tetor 2014 ku shprehej kështu:
"Unë mendoj që ne do ndjekim një praktikë që është një praktikë botërore , pasi është e domosdoshme që përdoruesit të rrugës për të marrë një shërbim të cilësisë së lartë duhet të kontribuojnë për mirëmbajtjen e rrugës dhe sigurisht kjo masë e cila nuk është përfundimtare është llogaritur e tillë duke pasur parasysh edhe mesataret rajonale. Nuk është më e lartë se mesatarja rajonale, por mendoj se ajo masë që relativisht është sa 3-4 litra naftë do të jetë një kosto e përballueshme nëse do të kemi parasysh cilësinë e rë që do ofrohet në rrugë në rastin e realizimit të gjitha shërbimeve të mirëmbajtjes që ajo rrugë ka nevojë".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taksa-ne-rrugen-e-kombit-kompania-koncesionare-kontrata-u-firmos-nga-ministri-i-lsi