E diela shqiptare - Shihemi në gjyq! (25 mars 2018)

2018-05-12 6

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-28-sezoni-10/

Dy ish ? miq, Murati dhe Zabiti bëhen pjesë e kësaj seance ndërmjetësimi në Tv Klan për shkak të një problematike të lidhur me një portë të përbashkët. Tre familje hyjnë nga rruga në të njëjtën portë për të shkuar në banesat e tyre në fshatin Orizaj të Beratit. Në publikun e emisionit ?E Diela Shqiptare? ndodhen edhe familjarët e tyre, i ati dhe bashkëshorja e Zabitit dhe i biri Muratit, të cilët shpeshherë janë përfshirë në debat.

?Kam 25 vjet që dergjem për dokumente. Më kanë dhënë zotërinjtë një certifikatë, një letër dore. Shkoja për të bërë dokumentet, por ishte e pamundur. I kërkoja te kryetari dhe ish ? kryetarët e komunës, që sot po përgjigjen para prokurorisë, se doja të m?i bënin dokumentet që të dija dhe unë se ku e kam pronën. Sa të jemi ne nuk të bëjmë dokumente më thonin, ndërsa unë i thoja që ka dalë vendimi i qeverisë?, shprehet Murati.

Ai tregon se pas shumë këmbënguljesh, në vitin 2016 u pajis me certifikatë pronësie për 375 metra katrorë tokë. Asokohe fqinji i tij i ofroi t?i shiste shtëpitë, pasi i biri ndërroi jetë dhe do të largoheshin. Por këtu nis konflikti i dy protagonistëvë të kësaj seance ndërmjetësimi, pasi shtëpitë e fqinjit i mori i biri i Muratit dhe tanimë ndan një portë të përbashkët me Zabitin. Ky i fundit e ndërpret duke thënë se më parë ishin shumë të afërt dhe konsideroheshin një familje, por miku i tij filloi t?i qëndronte ftohtë.

?Unë doja ta hiqja portën. Ajo përmblidhte këtë zotërinë që shiti shtëpinë, mua dhe vëllanë, kishim një portë. Shkonim mirë, pa cënuar njëri ? tjetrin, por filloi të më mbyllte portën dhe unë aty e kuptova. Unë thërrisja (të ma hapnin portën), ky vinte më shikonte që isha unë dhe ikte. Ç?bëja unë? I bija rreth e qark që shkoja te shtëpia ime. Kështu filloi ky muhabet. Edhe më ka ofenduar, edhe më ka sharë, edhe më ka kërcënuar, por unë asnjëherë nuk e kam denoncuar!?, thotë Zabiti.

Ai shprehet se pasi është ankuar në komunë, punonjësit kanë shkuar për të verifikuar dhe kanë vendosur piketimin, por Murati nuk ka pranuar të përgjigjet.

Murati ? Po flet, por nuk thotë të drejtën.

Zabiti ? Të lutem se do themi të drejtën këtu.

Murati ? Mos më thuaj mua të lutem fare se më ke nxirë jetën!

Zabiti ? Jetën ma ke nxirë ti mua!

Murati ? Ktheji përgjigje publikut dhe zonjës Eni këtu, pa leji ato llustrat, ato fjalët e bukura.

Zabiti ? Më dëgjo mua! Në vend të të sillja unë këtu, më ke sjellë ti mua?

Murati ? Si? Pse, kush je ti? Pse ta kam nxirë jetën?

Zabiti ? Nuk më ke lënë të kaloj, më ke kapur prej fyti!

Murati ? Po ti me tualetin që ke bërë aty? Ku e ke hyrjen ti?

Zabiti ? Mua rrugën ma ka dhënë shteti, nuk e kam bërë unë!

Murati ? Në momentin që bëra shtëpitë, pse më the hiqe portën e sille këtu?

I ati i Zabitit, Myrtezai ndërhyn dhe thotë se familja e tij është shpërngulur në vitin 1970 në Oriz...