Ora News - Taksa në Rrugën e Kombit, kompania koncesionare: Kontrata u firmos nga ministri i LSI

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kompania konçesionare "AHC" ka reaguar për akuzat e LSI lidhur me pagesën e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Në përgjigje të akuzave të Petrit Vasilit, kompania thekson se ka qenë pikërisht Ministri i LSI, Sokol Dervishaj që negocioi kontratën e konçesionit.

Sipas deklaratës, në 14 tetor 2016, Ministri i Transportit i kohës Sokol Dervishaj, drejtoi negocimin e kontratës dhe pasi negocoi tarifat e kalimit të mjeteve, firmosi kontratën.

Sipas kompanisë konçesionare AHC, kontrata e firmosur nga Sokol Dervishaj kaloi në qeveri ku ai mbrojti këtë koncesion dhe të njëjtin qëndrim pro saj, mbajti edhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.

Kompania vë në dukje se pro tarifës u shprehën publikisht edhe zyrtarë të tjerë të LSI. Edmond Haxhinasto në emisionin ?Tonight Ilva Tare? në Ora Neës në 24 janar 2014 deklaronte se:

?Unë jam optimist që brenda këtij viti kjo rrugë do të jepet me koncesion por besoj që do të jetë një mënyrë për të plotësuar edhe disa nga ato punime që akoma nuk janë plotësuar. Këto kanë të bëjnë që nga urat, skarpatat që kanë patur rrëshqitje, për ta përfunduar dhe sjellë në një standard të pranueshëm këtë rrugë. Është në projekt koncesionimi edhe i rrugëve të tjera si ajo Tiranë-Durrës apo Tiranë-Elbasan?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taksa-ne-rrugen-e-kombit-kompania-koncesionare-kontrata-u-firmos-nga-ministri-i-lsi