Miqësorja me Norvegjinë, zbulohen lojtarët që do hedhë në fushë Panucci

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kanë mbetur edhe 24 orë nga starti i takimit miqësor Shqipëri-Norvegji, një ndeshje që pritet të jetë një test mjaft i mirë për djemtë e drejtuar nga Christian Panucci, dhe për vetë teknikun italian që gjatë kësaj jave ka deklaruar se po përgatitet për të formuar skuadrën e së ardhmes.

Në lidhje direkte, gazetari i "Ora News", Leonidha Musaj deklaroj se trajneri italian do të hedh në fushë një skuadër nën modulin 4-3-3, ndërsa theksoj se Ylber Ramadani dhe Tomas Strakosha e kanë vendin e sigurtë në formacionin titullarë.

"Trajneri Christian Panucci ka dalë para mediave dhe ka zbuluar edhe një pjesë të formacionit, me Ramadanin e Strakoshën që do të jenë titullarë. Me dëmtimin e Sabjen Lilaj, Ramadani thuajse e ka të sigurtë një fanelë titullari. Ndërkohë që sipas seancave stërvitore që Panucci ka krye me skuadrën, formacioni titullar pritet të jetë: Strakosha-Hysaj- Mavraj-Ajeti dhe Lenjani në mbrojtje, Xhaka-Qaka dhe Ramadani në mesfushë dhe sulmi pritet të përbëhet nga Roshi, Grezda në mbështetje të Sadikut. Pra duke parë dhe ngjashmërinë dhe nivelin që dy skuadrat kanë, Panucci ka vendosur të përdor një skemë sulmuese. Një skuadër që i përshtatet një skemë që nuk ishte aplikuar thuajse asnjëherë nga ekipi ynë kombëtar."-tha Musaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/miqesorja-me-norvegjine-zbulohen-lojtaret-qe-do-hedh-ne-fushe-panucci