Ora News - Klosi: Investimet e kanë shndërruar Belshin në një destinacion turistik

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Belshi bën pjesë në një nga 100 fshatrat turistik dhe duket se vëmendja e qeverisë është përputhur edhe me kujdesin që vetë banorët e zonës po i japin shfrytëzimit të natyrës si dhe përshtatjes me programet e qeverisë për ti kthyer vëmendjen fshatit.

Prej vitesh në këtë zonë disa familje kanë nisur të kultivojnë shafranin një bimë me veti medicinale që përdoret jo vetëm si çaj por edhe na gatimin e recetave të ndryshme dhe që ka një vlerë të madhe monetare.

Këtë të shtunë ata kanë organizuar edhe panairin lokal që e ka vizituar edhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi.

Klosi: Ky model i ri i ndërtuar me guxim nga biznesi lokal tashmë po shndërrohet si magnet edhe për shtëpitë e tjera të fshatit buzë liqenit për t?u shndërruar në hotele të vogla me tre-katër dhoma për të qenë mikpritës për fluksin e madh turistik që pritet në këtë zonë.

Seferan quhet fshati që përfshihet në territorin e Belshit ku kohët e fundit ka nisur edhe turizmi një ditor, ku mund të shijohen liqenet e vegjel.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klosi-investimet-e-kane-shnderruar-belshin-ne-nje-destinacion-turistik