Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa misionare e misionarë të një shoqate fetare në Tiranë, janë tronditur dy javë më parë, kur kanë mësuar se Albert Zekaj, 32-vjeçari nga Kopliku të cilin e kishin strehuar dhe punësuar në ambientet që administrojnë, u arrestua si autor i dyshuar i vrasjes makabre të Kreshnik Beqirajt.
Për të mësuar të vërtetën, këta misionarë, tre vajza dhe dy djem, ku vetëm një prej tyre ishte shqiptare, kanë udhëtuar drejt Fierit ditën që do të zhvillohej masa e sigurisë ndaj Albert Zekajt dhe janë paraqitur më pas para hetuesve ku kanë dhënë deklarimet e tyre në mënyrë vullnetare.
Është mësuar se në deklarimet e tyre që tashmë janë administruar në dosjen hetimore, misionarët e shoqatës fetare janë shprehur se nuk kishin kuptuar asgjë të dyshimtë tek Alberti.
?Jemi tronditur kur e dëgjuam lajmin se Alberti mund të kishte vrarë një njeri. Ai erdhi tek shoqata jonë në muajin gusht të vitit të kaluar dhe kërkoi ndihmë. I kemi mundësuar strehim, ushqim dhe veshje sa herë që ka pasur nevojë. Madje i kemi siguruar edhe punë me kohë të pjesshme, kur kemi patur mundësi. Ai dukej i qetë dhe i dëgjuar. Ishte fjalëpak, por kurrë nuk kemi pasur ndonjë dyshim se ai mund të ishte person problematik, e aq më tepër një vrasës. Ai na kishte thënë se kishte pak komunikim me familjen e tij dhe shfaqej si nevojtar, prandaj e kemi ndihmuar. Asnjëherë, askush prej nesh, nuk ka patur dyshim që ai të kishte kryer një krim. Jemi vërtetë të tronditur që kemi ndihmuar një person të tillë! ?
Kështu mësohet të kenë deklaruar ndër të tjera para hetuesve pesë misionarët që kanë ndihmuar për disa muaj Albert Zekajn që të jetonte në Tiranë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-tronditur-qe-ndihmuam-nje-kriminel-zbardhet-deshmia-e-misionareve-albert-zekaj