Sipas burimeve kërkimore nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me policinë e Librazhdit, u konstatua se paraditen e sotme gjendet një person i pajetë në lumin Shkumbin në afërsi të Elbasanit. Viktima, Ali Tota, nga Librazhdi rezultonte i humbur që para një jave.
Sipas informacioneve A.T kishte rënë në lumin Shkumbin në fshatin Spathar nga pakujdesia, ku trupi ka përshkruar 25 km gjatësinë nga Librazhdi në Elbasan. Familjarët kanë qenë ata të cilët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e familjarit të tyre. Pas vijimit të kërkimeve u gjet trupi i pajetë i cili është tërhequr nga familjarët.