Report TV - Shkodër, hidhet në erë me eksploziv makina e shefit të financës në policinë kufitare

2018-05-12 0

SHKODER-Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin verior në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tritoli i është vendosur makinës së shefit të financës në policinë kufitare, A. L. 40 vjeç. Makina që u shpërthye me eksploziv është tip ?Benz? me targa AA655MK, ndërsa tritoli ishte vendosur në pjesën e prapme.

Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi shefi i financës e kishte parkuar makinën poshtë banesës në lagjen ?Perash?. Report Tv ka siguruar edhe pamjet e makinës që u shpërthye me eksploziv.

Pas njoftimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet. Shefi i financës së policisë kufitare është marrë në pyetje për konfliktet që mund të ketë pasur kohët e fundit, ndërsa për të shkuar në gjurmët e autorëve janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë nga bizneset pranë vendit të ngjarjes.

Free Traffic Exchange