TIRANE-Policia vijon arrestimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit. Mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë janë kryer disa kontrolle. 4 drejtues mjetesh u konstatuan në gjendje të dehur, ndërsa një drejtuese mjeti me inicialet L.D. është arrestuar, pasi u kap nga radari duke ecur me shpejtësi 163 km/h dhe në kushte të lagështirës në rruge si pasoje e motit te keq. Janë shoqëruar në pikë bllokimi 7 mjete për mos shlyerje te masave administrative.