Ora News - Ministrja e Drejtësisë flet për shkarkimin e Fatos Lulos: Ja kush vjen pas tij

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur për shkarkimin e gjyqtarit Fatos Lulo pas rivlerësimit që iu bë nga KPK. Në një intervistë për ERTV, Gjonaj thotë se janë 57 subjekte që po shqyrtohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Etilda Gjonaj: Ajo çfarë ka ndodhur dje me vendim të KPK është procesi i pastërtisë së figurës së një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili në fakt është shkarkuar nga KPK duke mos justifikuar pasurinë e tij sipas vendimit të komisionit.

Rezultatet e para janë ato që kanë të bëjnë me vetimin ose rivlersim kalimtar të listës prioritare të 57 subjekteve që sot janë në shqyrtim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, kandidatët për institucionet e reja të organeve të drejtësisë që është KLGJ dhe KLP, inspektori i lartë i drejtësisë, por edhe organi i ri që është shumë i rëndësishëm që është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministrja-e-drejtesise-flet-shkarkimin-e-fatos-lulos-ja-kush-vjen-pas-tij

Free Traffic Exchange