Përmbytjet, deputeti i PD tregon debatin me Bushatin dhe Xhaçkën: Erdhën 10 minuta dhe ikën

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PD, për qarkun e Shkodrës Romeo Gurakuqi në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në Ora News ka folur për situatën e përmbytjeve.

Ai ka treguar edhe debatin që ka zhvilluar një ditë më parë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe me atë ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Sipas Gurakuqit, ata kanë qëndruar vetëm 10 minuta dhe janë larguar, duke mos u njohur me problemet e komunitetit.

Pyetje: Zoti Gurakuqi, të pamë të debatonit me ministrin Bushati dhe me ministren e Mbrojtjes, kush ishte objekti i diskutimit tuaj, për çfarë nuk binit dakord?

Romeo Gurakuqi: Ishte hera e parë që i shifja në terren, dmth ne deputetët kemi qenë gjithë kohën në terren. I takuam krejt rastësisht dhe i shprehëm shqetësimin e komuniteteve të përmbytura. Dmth qeveria nuk e ka njohur këtë realitet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/permbytjet-ne-shkoder-deputeti-i-pd-tregon-debatin-me-bushatin-dhe-xhacken-erdhen-10-minuta-dhe-iken