Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Thirrja e dytë e kredive të buta të Bashkisë së Tiranës pritet të behet në muajin prill, pas ndryshimeve që do të diskutohen në mbledhjen e ditës së enjte në këshillin bashkiak. Për shkak të disa problemeve të ndeshura në fazën e parë, bashkia propozon uljen e moshës së rifituesit dhe rritjen e aftit të kredisë më shumë se 15 vite.
Bashkia e Tiranës propozon disa ndryshime të kritereve për përfitimin e kredive të buta për shkak të problematikave të evidentuara në fazën e parë.
Propozimi i parë është ai i moshës së përfitimit. Një pjesë e aplikuesve janë refuzuar nga banka që ka kontratë me bashkinë për shkak se është cenuar kushti kur klienti duhet të jetë në fazën e fundit të kredisë në moshën 65 vjeç. Kjo do të thotë se prioritet do ti jepen të rinjëve dhe personave deri në moshën 40 vjeç.
Ndryshimi i dytë lidhet me afatin e subvencionimit. Bashkia propozon ndryshimin e afati të kredisë prej 15 vitesh. Kërkohet rritja e këtij afati, pra më shumë se 15 vjet për shkak se kësti i pagesesë për disa përfituese është i lartë dhe nuk arrihet të përballohen pagesat mujore.
Porpozimet e mësipërme do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak, në orën 11 të së enjtes ku do të kërkohet votëbesimi i këshilltarëve opozitarë.
Sipas projektvendimit të bashkisë së Tiranës, në këtë fazë do të mbështetet për stehim 447 familje, nga rreth 1000 përfitues që kanë qënë në vitin 2017.
Për këtë fazë të parë të dhënat tregojnë se janë dibursuar kredi për 303 familje, në proces janë 275 familje, nuk kanë palikuar 341 familje për të vazhduar procedurën me bankën, dhe janë refuzuar për shkak të mospërmbushjes së kritereve 80 familje.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kredite-e-buta-bashkia-e-tiranes-propozon-ndryshim-te-moshes-dhe-afatin-e-kredise