Ora News - Kapja e kokainës, Xhafaj: Hetimeve i janë bashkuar edhe agjentë të DEA-s

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Agjentë të DEA-s të ministrisë së Brendshme të Gjermanisë si dhe të disa vendeve të tjera i janë bashkuar policisë dhe prokurorisë shqiptare në hetimet për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit në muajin shkurt.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një intervistë për "Zërin e Amerikës"

Xhafaj: Kjo çështje është në hetim nga prokuroria e krimeve të rënda, së bashku me policinë e shtetit, me drejtorinë e luftës kundër drogës dhe, me kërkesën e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, janë atashuar në mbështetje të këtij hetimi agjentë të DEA-s, të ministrisë së brenshme të Gjermanisë si dhe të disa vendeve të tjera, ku ne mendojmë që ky grup kriminal ka kontaktet, ka lidhjet dhe ku ishte destinuar për t?u shpërndarë lënda narkotike.

Ministri i Brendshëm tha se në informacionin që ka nuk i rezultonte deri tani që kokaina të ketë lidhje me nivelet e larta të politikës.

Xhafaj: Mua personalisht, në cilësinë time si ministër, nuk më rezulton, por mbetet për të parë se çfarë do të nxjerrë hetimi.

Xhafaj pranoi se ka larguar nga detyra shumë drejtues policie të emëruar në kohën e Saimir Tahirit, madje tha se disa prej tyre janë denoncuar në prokurori pasi ishin të implikuar në veprimtari kriminale.

Xhafaj: Ka referime konkrete për punonjës, për zyrtarë të policisë së shtetit, të cilët, sipas nesh, kanë qenë të implikuar në veprimtari kriminale. Mbetet që prokuroria e krimeve të rënda të bëjë hetimet e nevojshme dhe të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/trafiku-i-kokaines-xhafaj-shpejt-identifikimi-i-autoreve