Tuberkulozi, 500 raste të reja në vitin 2017, më të prekura janë moshat e reja

2018-05-12 30

Shqipëria konsiderohet një vend me incidencë të ulët sa i takon shfaqjes së tuberkulozit, e cila është një sëmundje infektive ngjitëse. Në vitin 2017 në vendin tonë janë regjistruar 500 raste të reja me tuberkuloz.

Donika Bardhi: ?Për vitin 2017 janë 500 raste të reja dhe të ritrajtuara, ku 97% janë raste të reja dhe 3% të ritrajtuara, të cilët nuk kanë mar mjekimin në rregull ose kanë qenë më parë me tuberkuloz dhe për shkak se në kanë rënë në kontak me pacientë të tjerë me tuberkuloz janë sëmurur përsëri?

Më të prekura nga kjo sëmundje janë moshat e reja dhe sipas mjekëve në këtë situatë ka ndikuar emigrimi apo kërkimi i azilit.

Donika Bardhi: ?Numrin më të madh të rasteve e kemi në moshat 15-24 vjeç, kjo grupmoshë është mosha më aktive dhe ka riskun më të madh të transmetimit të sëmundjes.Faktorët që ndikojnë te tuberkulozi, sidomos këto vitet e fundit janë edhe lëvizja e shpeshtë e emigrantëve dhe procesi i kërkimit të azilit në vende të ndryshme. Në bazë të kushteve që kanë qëndruar atje me njerëz me incidencë të lartë dhe njerëzit që janë të kthyer, ky kontigjent i njerëzve janë në qendër të vëmendjes për t?i kontrolluar rreth sëmundjes së tuberkulozit?.

Por problem në përhapjen e tuberkulozit përbëjnë edhe të moshuarit.

Donika Bardhi: ?Mosha 65 vjeç, prap edhe kjo konsiderohet një moshë për tu pasur në qendër të vëmendjes për vetë faktin se është moshë e moshës së tretë, rrinë më shumë në ambientet familjare dhe kanë më shumë kontakt me të afërmit te tyre?

Fatmirësisht vetëm 1% e rasteve me tuberkuloz janë fëmijë. Vaksina e tuberkulzoit bëhet vetëm një herë në ditët e para të lindjes. Mjekimi për tuberkulozin është falas me kusht që pacientët të vijojnë marrjen e tij të paktën deri në 6 muaj. Së shpjeti parashikohet që trajtimi i tuberkulozit të bëhet pjesë e sistemit shëndetësor parësor. Për këtë arsye, nëpërmjet OBSH do të trajtohen jo vetëm mjekët specialist pranë spitaleve rajonale, por të gjithë mjekët dhe infermierët e qendrave shëndetësore.