Vetting-u fut ne ngerç Gjykaten Kushtetuese

2018-05-12 1

Pezullimi i Fatos Lulos deri sa të përfundojë procesi i apelimit e ka futur zyrtarisht Gjykatën Kushtetuese në ngërç institucional.

Veç 3 vakancave të krijuar nga dorëheqjet e Vladimir Kristos, Sokol Berberit dhe Besnik Imerajt, pezullimi i Lulos nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e lë këtë Gjykatë vetëm me 5 nga 9 anëtarë, çka e bën të pamundur gjykimin dhe vendimmarrjen e saj, për të gjitha çështjet në shqyrtim.

"Neni 32 i ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese parashikon se seancat gjyqësore mund të zhvillohen vetëm me pjesëmarrjen e të paktën 2/3 ?ve të anëtarë të saj".

Pra në sallë duhet të jenë 6 nga 9 anëtarët. Situata e krijuar nuk ka gjasë të zgjidhet në një kohë të shpejtë.

Edhe pse Presidenti dhe Kuvendi e kanë nisur procesin e zëvendësimit për 3 nga vakancat, madje duke mbyllur dhe procesin e depozitimit të kandidaturave, hallka që mban peng përzgjedhjen e tyre është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Ky organ i ri, që në bazë të Kushtetutës përzgjedh dhe liston kandidatët e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të veprojë, pasi anëtarët e tij të përzgjedhur me short me mandat 1 vjeçar nuk i janë nënshtruar ende procesit të Vetting-ut.

Tv Klan u interesua pranë Komisioni të Pavarur të Kualifikimit lidhur me ecurinë e procesit të rivlerësimit të anëtarëve të KED dhe mori përgjigje se për anëtarët vazhdon hetimi administrativ dhe se nuk ka një datë për përfundimin e këtij procesi, pasi ai varet nga kompleksiteti i çështjes.

Ligji parashikon se kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese duhet të kalojnë Vetting-un përpara se të emërohen.

Edhe vetë politika në këtë rast është e ndarë.

Mazhoranca është shprehur se vetëm anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duhet të vërtetohen përpara se të nisin shqyrtimin e kandidaturave, ndërsa anëtarët e përzgjedhur të Gjykatës Kushtetuese mund t?i nënshtrohen këtij procesi me prioritet pasi të emërohen apo zgjidhen në këtë institucion.

Por opozita thotë se për të mos zhbllokuar situatën në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë me listimin e kandidatëve, edhe pse anëtarët e KED nuk e kanë kaluar Vetting-un.

Free Traffic Exchange