Biznesi i vogël kërkon që qeveria të tërhiqet nga vendimi për të futur në zinxhirin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ndërmarrjet me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit. Ata thonë se nëse në datën 1 Prill kjo nisëm hyn në fuqi, do të falimentojnë 50 mijë biznese, duke i bërë ekonomive të vogla familjare një dëm të pariparueshëm.
Ata thonë se thirrja nuk do të mbyllet me një konferencë për shtyp, por nëse nuk ka reagime, hapi i radhës do të jenë protesta e deri në mbyllje të dyqaneve në formën e grevës.
Shoqata e tregtarëve të vegjël thotë se nisma për të futur në skemën e TVSH-së të vegjlit rrezikon të rrisë evazionin, e jo ta ulë atë, pasi shumë biznese do të kërkojnë të deklarojnë të ardhura më të ulëta se 2 milionë lekë në vit.