http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse ka një pakësim të reshjeve në 24 orët ë fundit, situata në verilindje të vendit vijon të mbetët problematike.
më kritike është gjendja në Shkodër, ku rezulton se sipërfaqja totale e tokës së përmbytur ka arritur në rreth 2400 ha, ndërsa mbi 700 banesa janë nën ujë.
Në të gjithë qarkun, kryesisht në fshtra ka mungesë të energjise elektrike, për shkak të shtyllave të rëna por ka edhe mungesë të ujit të pijshmë. Përmbytja ka nxjerrë jashtë funksionit edhe stacionin e pompave.
Njëkohësisht edhe rrugët lidhëse midis fshtrave janë të bllokuara nga uji.
Njësitë më problematike janë Dajc, Ana a Malit, Bërdicë, Velipojë, Guri i Zi dhe Rrethina.
Grupet e punës së Shtabit të emergjencave janë në terren dhe poo vlersojnë dëmet. Paralelisht ka nisur edhe shpërndarjen e ndihmave për banorët e bllokuar, kryesisht ushqim për gjënë e gjallë.
Bashkia shkodër ka vijuar me kërkesën e saj drejtuar qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës, pasi po rrezikohet shëndeti dhe jeta e popullatës.
Të njëjtëtn kërkesë për shpalljen e emergjencës ka bërë edhe kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha gjatë një vizitë që ia ka bërë tëk banorët e përmbytur
Basha thotë se është kriminale dhe e papërgjegjshme mos shpallaj e emergjencës. Sipas tij përgjegjës për përmbytjet janë shkarkimet e KESH nga kaskada e Drinit .