Biznesi i vogël “kërcënon” me protesta për TVSh - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Biznesi i vogël dhe i mesëm ka paralajmëruar zhvillimin e protestave, në rast se qeveria nuk tërhiqet nga ligji për zbatimin e kufirit të TVSH në masën 2 milion lekë. Në prag të zbatimit të këtij ligji, bizneset thonë se janë gati të mbyllin qepenat.



Në analizat që ky grupim ka bërë ka konstatuar se këtë kufi TVSH-je nuk e aplikon asnjë nga vendet e rajonit apo edhe më gjerë.



Bizneset kanë analizuar se cilat do të jenë efektet e zbatimit të këtij ligji, të cilat nisin me kosto e mirëmbajtjes së dokumentacionit e deri tek falimentimi i shumë prej tyre.



Në 1 prill nis zbatimin ligji i ri, sipas të cilit do të jenë pjesë e skemës së TVSh çdo biznes me xhiro deri ne 2 mln lekë në vit. Mbi këtë nisëm edhe FMN është shprehur skeptike për efektivitetin e saj.