Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Grabitësit të cilët tentuan të vidhnin me armë banesen e Minella Mucit në orët e para të mëngjesit të 23 marsit në Fier, dyshohet se janë autorë të një sërë grabitjesh në Shqipëri.
Grupi hetimor ka dyshime se ata bashkëpunonin me banorë të qyteteve ku kryenin vjedhjen.
Për rastin e grabitjes së banesës së familjes Muçi dyshohet se një nga bashkëpunëtorët është nga Fieri dhe ka dhënë informacion grupit se në këtë banesë mund të ketë vlera të konsiderueshme monetare. Kjo pasi sipas informacionit që ata kanë pasur djali i Minelles i cili jeton jashtë mund te kishte kryer ndonjë transfertë valute.
Por nga verifikimet ka rezultuar në banesë nuk ka pasur sende me vlerë apo shuma të mëdha parashë.
Nga verifikimi i të kaluarës se dy prej grabitësve, Xhuljano Sollaku që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe Arben Muçaj i cili u plagos, është konstatuar se ata kanë bashkëpunuar prej vitesh në aktivitete të dyshimta. Gjithashtu, mësohet se është konkluduar paraprakisht se ata janë anëtarë të një grupi që dyshohet se ka kryer vjedhje me armë e vepra të tjera penale edhe ne qytete te tjera te Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-grabitesit-informacion-nje-transferte-parash-nga-djali-i-familjes-muci