Ndotja mjedisore është kthyer në një shq" /> Ndotja mjedisore është kthyer në një shq"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndotja mjedisore është kthyer në një shqetësim për turistët që vizitojnë shqipërinë por po ashtu dhe një rrezik për vetë banorët. ministri blendi klosi gjatë një takimi të zhvilluar në qarkun e vlorës kërkoi bashkëpunimin mes bashkive për menaxhimin e mbetjeve por po ashtu theksoi nevojën e përfshirjes së biznesit në projektin e pastrimit.
Blendi Klosi: "Për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion turistik duhet të gjejmë shkaktarët që na bëjnë pis dhe të përqendrohemi tek puna për ta zgjidhur. Por kjo është një punë që i përket jo vetëm qeverisjes qendrore. Pa dyshim është e vështirë të zgjidhet vetëm nga pushteti lokal, por duhet të bëjmë një koordinim shumë të mirë midis faktorëve dhe aktorëve dhe të kemi mundësinë që biznesin ta përfshijmë edhe në këtë pikë."
Për Klosin e rëndësishme është dhe sjellja e banorëve por dhe e shoqërisë shqiptare ndaj mjedisit. Ministri kërkoi po ashtu denoncimin e abuzuesve
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ministri-klosi-do-gjobitet-kush-ndot-mjedisin