Report TV - Erozioni në Milot, Milot, kodra po rrëshqet çdo ditë, banorët jetojnë me frikë

2018-05-12 0

Disa banesa kanë pësuar dëmtime, e të tjera pritet të kenë të njëjtin fat nëse nuk ndërhyhet. Erozioni në lagjen Mal Milot ka marrë përmasa të frikshme. Reshjet e ditëve të fundit e kanë përkeqësuar situatën.

Toka ka pësuar shkarje në disa vende dhe e gjithë kodra rrezikon të bie. Disa prej banore e kanë braktisur zonën, e të tjerë thonë se hetojnë me frike. Ata kërkojnë që të ndërhyhet, pasi në këtë situate po ju rrezikohet jeta.

Fenomeni i erozionit në këtë është shfaqur që prej vitit 2016-të, e kjo ka ardhur si pasojë e dëmtimit të pritave malore. Pas verifikimeve në terren ekspertet e kanë vlerësuar situatën si tejet alarmante, por rreziku është injoruar nga institucionet përgjegjëse, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar rrëshqitjet e tokës në këtë zonë.