Ora News - Bien investimet e huaja, 36 mln euro më pak në krahasim me 2017

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ka përfituar rreth 36 milionë euro më ka nga investimet e huaja gjatë 2017. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në krahasim me një vit më parë investimet janë tkurrur me 3.7%. Ndërkohë që efekti negativ i lidhur me përfundimin projekteve të mëdha pritet të shtrihet edhe përgjatë 2018. Në raport paralajmërohet se trendi negative do të vazhdojë edhe më tej.

Investimet e huaja në Shqipëri janë ulur me rreth 36 milion euro gjatë 2017 krahasuar kjo me një vit më parë.

Duke shënuar kështu një trend negativ përgjatë gjithë vitit 2017. Në tre mujorin e fundit, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet kanë rënë me 3.7 përqind e ndikuar nga përfundimi i projekteve Devolli hidropawer dhe TAP.

Vetëm prej këtij të fundit në Shqipëri u futën 500 milionë euro. Tendenca negative pritet të vijojë edhe përgjatë këtij viti duke ndikuar direkt në nivelin e rritjes ekonomike.

Situata ka sjellë shqetësimin edhe të institucioneve ndërkombëtare financiare.

Megjithatë përfaqësues të qeverisë shprehen optimistë, pasi sipas tyre janë disa projekte të tjera madhore që pritet të nisin në Shqipëri, çka do të ulë impaktin.

Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte arritën në 908 milionë euro gjatë 2017 nga 943 mln euro që ishin gjatë 2016.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bien-investimet-e-huaja-36-mln-euro-me-pak-ne-krahasim-me-2017

Free Traffic Exchange