"Trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, zotit Fatos Lulo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese".
Pas një hetimi afro 5 mujor ishte ky vendimi i marrë nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, dhënë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Sipas KPK, që i referohet deklarimeve të ILDKP-së, gjyqtari Lulo nuk justifikonte të ardhurat si avokat gjatë viteve '90, të ardhura me të cilat, ai kishte blerë të vetmin apartament në pronësi të tij, ndërsa kishte deklaruar dhe një zyrë, si dhe 100 mijë dollarë si dhuratë nga e motra.
Gjyqtari do ta apelojë vendimin. Avokati i tij Ardian Visha, që kishte paraqitur dokumente që vërtetonin burimin e pasurisë së gjyqtarit, shprehu zhgënjimin e tij për standardin që po vendoset në këtë proces.
"Kazusi për mua është tërësisht i padrejtë, i pa mbështetur në gjithsa u relatua dhe u provua edhe nga ana jonë. Për standardin që vendos, pa dyshim është një stekë shumë e ulët, poshtë së cilës zor se duhet të kalojë njeri. Problemi është se kush do të rrijë në sistem".
Pas vendimit të KPK reagoi dhe Kryeministri Rama, duke thënë se të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetting-un, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë. Duke përsëritur shprehjen ?s'keni parë gjë akoma?, ai shkruan se pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetting-ut pa filluar, procesi nisi, e i pari që u mor në pyetje s?e justifikoi dot pasurinë dhe ra.