Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në katër vitet e ardhshme qeveria do të orientojë të rinjtë drejt arsimit profesional dhe sidomos në sektorin e teknologjisë. Anastas Angjeli, deputet i PS-së dhe njëherësh hartues i draftit të ri, ka shpjeguar se ndryshimet synojnë të nxisin punësimin e të rinjve, të ristrukturojnë institucionet e punësimit, të bashkojnë në një të gjitha fondet e punësimit dhe ti jepet me shumë kopetencë vendorëve. Angjeli tha se në draft do të paraqitet edhe një analizë e qartë e kostove të një vendi pune.
Qeveria shqiptare ka nisur hartimin e një draft ligji të ri për të ulur papunësisë në katër vitet e ardhshme.
Në qendër të vëmendjes do të jetë orientimi i të rinjve drejt teknologjisë, si mundësia më e mirë për tu përfshirë në konkurrencën e tregut të punës në Evropë por dhe të zhvillimeve në Shqipëri.
Anastas Angjeli një prej hartuesve të këtij drafti shpjegon se në hartimin e projektit do të realizohet edhe një analizë e qartë për kostot e një vendi pune.
Angjeli: Pa dyshim që në fokus janë punësimi i të rinjve i cili është një problem edhe për vendin tonë.
Nisma parashikon dhe ristrukturimin e institucioneve të punësimit duke iu dhënë vendorëve më shumë kompetenca, ndërsa fondet e punësimit do të grupohen në një të vetëm.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qeveria-pergatit-draft-te-ri-te-ulur-papunesine-2018-2020