Ora News - PD akuza deputetit të PS: Përvetësoi nëpërmjet falsifikimit 11 mijë metra katrorë tokë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike thotë se deputeti socialist Alket Hyseni, sot ndodhet para akuzës publike se i ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi familjes Bua. Siaps akuzës Hyseni ka tjetërsuar pronën, nëpërmjet falsifikimit, në kohën ku ai drejtonte Task Forcën për verifikimin e kthimit dhe regjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut.

Noka: Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni është sot i akuzuar publikisht se ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua. Çfarë e bën edhe më të rëndë grabitjen e pronës nga familja Bua tek Alket Hyseni dhe më pas tek miku i kryeministrit, është fakti se ai e ka kryer transaksionin në kohën kur Edi Rama e kishte emëruar Kryetar të Task Forcës për verifikimin e kthimit dhe rregjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-akuza-deputetit-te-ps-pervetesoi-nepermjet-falsifikimit-11-mije-metra-katrore-toke

Free Traffic Exchange