http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Apelit ne Durrës nuk ndryshoi masën e arrestit me burg për stomatologen Olesia Duka e akuzuar për mashtrim ne shuma të mëdha parash.Vetë Duka nuk ishte e pranishme në seancë, ndërsa Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për të lënë në fuqi të njëjtën masë sigurie, e cila u kundërshtua nga dy avokatët e stomatologes 38 vjeçare.Duka akuzohet për mashtrimin e të paktën 11 biznesmenëve te ndryshëm. Skema që ajo përdorte ishte e thjeshtë. 38 vjecarja iu merrte para biznesmenëve, duke iu thënë që të bëheshin ortakë në biznes, pasi ajo zotëronte 8 klinika dentare. Shumat monetare do të përdoreshin për të blerë aparatura apo materiale të linjës. Pasi i merrte paratë, ajo nuk i kthente më, ndërsa vlera e mashtrimit arrin deri në 900 mijë euro.