Japonia mbështet Bashkinë e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parqet dhe lulishtet e kryeqytetit do te jene me te pastra. Qeveria japoneze do te ndihmoje Bashkinë e Tiranës per te përmirësuar shërbimin e pastrimit, si dhe shtimin e pajisjeve për mirëmbajtjen.Përfaqësuesi i Japonisë ne Tirane, ambasadori Makoto Ito vlerësoi punën per gjelbërimin e kryeqytetit.?Është një kënaqësi e madhe që firmos këtë projekt, i cili ka impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mjedisit në Tiranë. Me këtë rast dua të shpreh vlerësimin tim për kryetarin e Bashkisë dhe punën e tij të palodhur për krijimin e ?Pyllit Orbital?, duke planifikuar mbjelljen e miliona pemëve të reja në Tiranë, e cila konsiderohet realisht si trashëgimia më e mirë për gjeneratën tjetër.?Me herët, ambasada japoneze ka financuar ne shtimin e gjelbërimit ne Tirane me mbjelljen e qershive japoneze ne parkun e liqenit.